Rudina Hajdari është shprehur se edhe ambasadorë të huaj e kanë kritikuar për braktisjen e PD-së dhe “shkeljen” e idealeve të babait. Hajdari ka replikuar me kandidaten e PD-së në Elbasan Flutura Açka.
Pjesë nga biseda:
Flutura Açka: Pashë zonjën Hajdari, e përqafova dhe e urova për Ditën e Verës. Madje doja të bëja një foto me të. Ne jemi mikesha.
Rudina Hajdari: E ftoj të vijë në Elbasan sërish dhe të bëjmë një foto prapë. Ne e përqafuam njëra-tjerën. Nuk kisha fotograf me vete. Nuk e di pse e the këtë. Edhe ajo mund ta bëjë këtë gjë. Basha më hoqi nga partia se qëndrova në parlament. Dua ta ruaj se nëse takohet me mua mund të ketë probleme. Është në fillimet e saj. Dua t’i kujtoj se gjatë rrugëtimit tim politik, është bërë trajtim denigrues. Ju uroj fat dhe sukses. Na ka ndodhur të gjithave, kam përballë zonjën Topalli. Ajo që na ka ndodhur është mënyra denigruese që i bëhet grave në politike. Edhe Rama që mbush listat vuri në ekran një grua dhe e denigroi. Nga ana tjetër kemi një lidër, që për shkak të vendimit parimor sepse mendova që vendimi që sot biem të gjitha dakord që lënia e mandateve ishte gabim fatal i opozitës. Prej atij vendimi u denigrova dhe poshtërova, e çova në pikë faktin nëse e doja apo jo tim atë. Isha në efekte dhe më thoshin lloj-lloj gjërash. Më thoshin se ti ke shkelur mbi gjakun e tët ati.