Tetë persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i madh i një cisterne karburanti pranë një spitali në lindje të Johanesburgut, Afrikë të Jugut, ndërsa raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra nga Spitali Memorial Tambo.
Pacientët u evakuuan nga spitali i dëmtuar pasi një pjesë e çatisë u shemb pas shpërthimit.
Kamioni po transportonte gaz të lëngshëm nafte.
“Me sa duket një cisternë gazi kaloi nën urën e metrosë dhe ka ngecur aty, dhe për shkak të fërkimit, është djegur”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Ëilliam Ntladi.