Zyrtarët rusë kanë akuzuar Ukrainën se ka nisur një sulm me dron në një ndërtesë në Moskë, duke shkaktuar një shpërthim që u dëgjua në të gjithë zonën. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin, tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar dronin dhe mbetjet e tij ranë në Qendrën Expo të qytetit.
“Mbrëmë mbrojtja ajrore shkatërroi një dron që po përpiqej të shkonte drejt Moskës. Mbetjet e dronit ranë në zonën e Qendrës së Ekspozitave dhe nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Nuk ka viktima, sipas informacioneve paraprake”, shkroi kryebashkiaku i Moskës.
Sulmi ndodhi rreth orës 04:00 me orën lokale (01:00 GMT), tha ministria ruse e mbrojtjes në Telegram. Nuk raportohet për viktima dhe as dëme të konsiderueshme materiale. Një dëshmitar që ishte në zonë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi kishte shkaktuar “një shpërthim të fuqishëm”.