Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e Hagës në Hollandë ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.
Mediat Hollandeze raportojnë se nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, por disa ndërtesa janë shembur dhe mund të ketë njerëz të bllokuar në rrënoja ose të vdekur si pasojë e rënies së mureve të ndërtesave. Në rrjete sociale janë postuar foto nga shpërthimi.