Një shpërthim ka ndodhur pranë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme afgane në Kabul të Afganistanit. Për pasojë, kanë humbur jetën 20 persona.
Ustad Fareedun, një zyrtar në Ministrinë e Informacionit të drejtuar nga talebanët, tha për Reuters se sulmuesi kishte planifikuar të hynte në ministrinë e jashtme, por dështoi.
Shpërthimi thuhet se ndodhi kur një delegacion kinez po takonte talebanët në Ministrinë e Jashtme.