ITALI- Një shpërthim ka ndodhur në një kompleks në itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar. Siç raportohet dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi.
Gjithashtu Nicola Salatino, 55-vjeçari mbeti i bllokuar nën rrënoja. Ai ishte nga provinca e Barit dhe ishte me pushime në Valle d’Stria me gruan e tij 53-vjeçare, ku mbas dy ditësh do festonte ditëlindjen. Nërkohë gruaja e tij ndodhet në spital për mjekin si pasojë e djegieve të shumta.
Mediat e huaja shkruajnë se shpërthimi ndodhi brenda një kompleksi. Aty ndodheshin gjithsej katër persona, por dy të tjerët, me origjinë nga Barletta, ishin larg nga vendi i shpërthimit dhe mbetën të padëmtuar.