Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të enjte në një shkollë të mesme të qytetit të Rovigos në Itali. Për pasojë, dy nxënës kanë mbetur të plagosur lehtë.
Ngjarja ndodhi në institutin profesional Ipsia, “Giuseppe Marchesini”, në një klasë multifunksionale,e cila më pas u përfshi dhe nga zjarri.
Mësimi u ndërpre dhe nxënësit u evakuuan. Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.