Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpërthim tragjik në një bar në Alpet e Zvicrës, deri në 40 të vdekur dhe 100 të plagosur

11:29 / January 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5875
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shpërthim i fuqishëm i ndodhur gjatë natës në një lokal të njohur në zonën turistike të Crans-Montana, në Zvicër, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë me pasoja të rënda njerëzore.

Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, një bar-restorant shumë i frekuentuar nga të rinjtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kantonit të Valeses, Gaetan Lathion, ka deklaruar se ka pasur një shpërthim, shkaku i të cilit ende nuk dihet, duke shtuar se ka disa viktima dhe të plagosur, ndërsa operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim. Sipas burimeve, në momentin e shpërthimit në lokal ndodheshin më shumë se 100 persona.

Dëshmitarë okularë kanë treguar se në ambientet e lokalit po zhvillohej një festë e Vitit të Ri, e rezervuar për të rinj nën moshën 17 vjeç. Disa të rinj italianë, të cilët ndodheshin me pushime në Crans-Montana, kanë rrëfyer se u kërkua ndihma e tyre për të sjellë batanije dhe çarçafë, ndërsa në vendngjarje panë trupa të pajetë, disa prej të cilëve po vendoseshin në thasë plastikë nga ekipet e emergjencës.

Ministria e Jashtme e Italisë ka njoftuar se po ndjek nga afër situatën, në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe Konsullatën Italiane në Gjenevë, për të verifikuar nëse ka shtetas italianë mes viktimave. Sipas Ministrisë së Jashtme Italiane, viktimat janë ende të paidentifikuara, për shkak të djegieve të rënda. Ambasadori i Italisë në Zvicër dhe Konsullja e Përgjithshme në Gjenevë janë nisur drejt Crans-Montana, ndërsa është ngritur një pikë grumbullimi për familjarët dhe një linjë telefonike ndihme, e aksesueshme edhe nga Italia.

Sipas Radiotelevizionit Zviceran, zjarri ka shpërthyer pas një ose disa shpërthimeve, kryesisht në pjesën e nëndheshme të lokalit, i cili ka dy kate dhe kapacitet deri në 400 persona. Dyshohet se shkaku mund të ketë qenë përdorimi i fishekzjarrëve gjatë një koncerti, ndërsa burime lokale përjashtojnë për momentin pistën e një akti të qëllimshëm kriminal. Megjithatë, shkaqet e sakta mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje janë angazhuar dhjetëra ambulanca dhe pothuajse të gjithë helikopterët e shpëtimit në Zvicër, si dhe një helikopter nga Italia. Helikopterët e Air-Glaciers kanë fluturuar mbi zonë çdo 10 minuta për transportimin e të plagosurve drejt spitaleve, përfshirë edhe Spitalin Universitar të Cyrihut. Policia ka hapur një linjë asistence për familjet e viktimave dhe ka njoftuar mbajtjen e një konference për shtyp gjatë paradites.

Crans-Montana është një nga zonat më të njohura turistike dhe skitore në Kantonin e Valeses, me mbi 140 kilometra pista ski dhe me aktivitete të shumta sportive ndërkombëtare. Tragjedia e ndodhur ka tronditur jo vetëm Zvicrën, por edhe opinionin publik ndërkombëtar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

alpe shpërthim Tragjik vdekur Zvicër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.