Në një kohë që lufta ruse vijon në Ukrainë, shpërthime nënujore dhe të çuditshme po ndodhin.
Instituti i Sizmologjisë i Universitetit të Helsinkit, thotë se ka regjistruar 5 shpërthime të pashpjegueshme nënujore në Gjirin e Finlandës, brenda ujërave territoriale ruse. Ekspertët finlandezë theksojnë se nuk mund të dinë saktësisht se çfarë i shkaktoi shpërthimet.
Një pjesë e gazsjellësit Nord Stream kalon në zonën e aktivitetit sizmik, por distanca e saktë nga gazsjellësi nuk është përcaktuar, raportojnë mediat lokale.