Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në një program televiziv, ka komentuar shpërthimet e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut të saj.
“Ku të çon mushka”, u shpreh Basha duke komentuar reagimet e ashpra të Metës ndaj SPAK, teksa mori në konsideratë se kjo strutkurë po godet korrupsionin.
Ai theksoi se në momentin që një strukturë që po godet korrupsionin, goditet nga një person, Meta në këtë rast,
“Në panik janë ata që duhet të jenë në panik. Është Rama, Veliaj, ish-dyshi i Ramës është në kërkim, nja dy-tre të tjerë janë në hetim dhe në burg. SPAK ka trazuar ujërat e kastës 34-vjeçare të politikës shqiptare. PD, i vetmi ligj që votoi ishte për SPAK. Ka qenë partia e Ilir Metës që i ka votuar pesë ligje të tjera për të cilat ishim skeptikë.
Unë kam qenë i vetëdijshëm për atë që po votonim. Një ndryshim në kulturën institiucionale. Kur ke një strukturë që po godet korrupsionin, i cili është një problem që është kthyer në gangrenë, ti godet të vetmin institucion të cilit ja kemi dhënë vetë kompetencat, ku të çon mushka? Nëse pas kësaj ka interesa personale, nëse flet si i pandehur kjo është diçka tjetër dhe është sulm personal”, u shpreh Basha.