Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërthimi i tritolit në një biznes në Shkodër, flet pronari: S’kam konflikte me askënd, nuk e di kush e bëri

10:22 / December 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4744
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronari i biznesit të reklamave në Shkodër, pranë të cilit u vendos një sasi tritoli mbrëmjen e së martës, Lulzim Mehmeti, ka dhënë dëshminë e tij para Policisë së Shkodrës.

Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt, kërcënim apo shqetësim që mund të lidhej me shpërthimin.

“Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”,është shprehur Mehmeti përpara hetuesve.

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë hapur një hetim të zgjeruar për zbardhjen e ngjarjes, e cila tronditi zonën e Ish-Fermentimit për shkak të zhurmës së fortë që u dëgjua, pavarësisht se sasia e lëndës plasëse nuk ishte shumë e madhe.

Sipas burimeve policore, patrullat u njoftuan rreth orës 22:20, duke u nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur momentet e atentatit.

Pamjet tregojnë dy persona shumë të rinj në moshë, të cilët afrohen me motor, vendosin eksplozivin pranë qepenave të lokalit dhe largohen me shpejtësi. Ata mbajnë veshje me kapuç dhe fytyrat e mbuluara, duke e bërë të vështirë identifikimin.

Të dyshuarit janë larguar menjëherë pas shpërthimit në drejtim të njësisë Rrethina, në një zonë rurale ku mungojnë kamerat e sigurisë. Hetuesit dyshojnë se dy të rinjtë mund të jenë përdorur me pagesë për vendosjen e lëndës plasëse, ndërsa nuk përjashtohen pistat e konflikteve të të tjerëve që mund të kenë shënjestruar biznesin.

Ngjarja mbetet ende e paqartë, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e atentatorëve.

pronari Shkodër shpërthimi tritolit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.