Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpërthimi në Stamboll, ministri i Drejtësisë turke zbulon detajet: Gruaja priti 45 minuta në një stol para se të shpërthente bombën

21:56 / November 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stamboll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shpërthimin e bombës në Stamboll, që u mori jetën 6 personave dhe plagosi të paktën 81 të tjerë. Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, ka zbuluar detajet e sulmit në sheshin Taksim dhe sipas tij gjithçka ishte e planifikuar.

Siç shpjegoi ai, gruaja që dyshohet se shpërtheu bombën u ul në një stol, priti 45 minuta para se të ngrihej dhe më pas bomba shpërtheu.

“Një grua ulet në një stol për rreth 45 minuta dhe shpërthimi ndodh menjëherë pasi ajo ngrihet”, tha ministri turk i Drejtësisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos mbështeten në lajme provokuese dhe të pavërteta. “Shumë lajme provokuese po qarkullojnë. Është e dobishme për qytetarët që të mos mbështeten në lajme joekzistente që synojnë të mashtrojnë. Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka nisur një hetim. Autorët e kësaj ngjarje natyrisht janë përgjegjës. Ky është një sulm kundër besueshmërisë, paqes dhe unitetit të Turqisë”, tha ai.

“Ka dy versione. Ose kjo çantë ka një pajisje në të dhe shpërthen vetë ose dikush e shpërthen nga distanca. E gjithë kjo aktualisht është duke u analizuar”, theksoi ministri.

“Kjo është një zonë e zgjedhur posaçërisht. Ka “alienë”, të cilët mund të kenë dashur t’i dërgojnë një mesazh botës. Turqia është një shtet i fuqishëm. Turqia tani është një vend që vazhdon luftën kundër terrorizmit jashtë kufijve të saj. Nuk është e mundur të ndalet përparimi i Turqisë”, shtoi ai duke thënë se “Franca, SHBA dhe Gjermania mbështesin terroristët PKK/YPG. Ata u japin armë. Turqia nuk po lufton vetëm kundër PKK-së, FETO-s dhe DAESH-it, por edhe kundër vendeve që i kanë nisur kundër nesh. Përndryshe, 3-5 terroristë nuk janë problem për ne. Ne nuk duhet të bëjmë dallimin mes terroristëve të huaj dhe atyre vendas”.

ministri drejtesise shperthimi stamboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.