Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar në rrjetin social facebook duke shprehur keqardhjen e tij për mungesën e një ftesë në Kongresin e Partisë Socialiste. Gjika thotë se pikërisht në këtë datë, në vitin 1992 është bërë anëtar i kësaj partie politike.
Statusi i plotë:
Si sot 27 vite më parë, më 23 mars 1992, me dëshirë dhe bindje të plotë, mora teserën e anëtarësisë në Partinë Socialiste, edhe pse vetëm një ditë më parë kishte humbur zgjedhjet dhe kishte dalë në opozitë!
Sa mirë do ishte, që ta kisha të paktën një ftesë pikërisht sot për në Kongresin e PS-së!
Thjesht si simbolikë, duke qenë që konçiduan në të njëjtën ditë!