Protestës së opozitës ditën e nesërme do i bashkohet edhe një nga partitë më të reja opozitare, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet,ndërkohë deputetët e këtij subjekti politik janë në krah të kreut socialist Rama. PDIU i bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të protestojnë kundër qeverisë e cila sipas saj po shkreton Shqipërinë, po varfëron qytetarët si dhe nuk jep mundësi në çdo fushë por ndërkohë i kërkon shqiptarëve të protestojnë me dinjitet dhe të kërkojnë llogari.
Deklarata e plotë e PDIU
“I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve
dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë që nesër, më datë 16 Shkurt të protestojmë
kundër :
Qeverisë që po e shkretëton Shqipërinë nga Shqiptarët; 380 mijë Shqiptarë janë
larguar nga Shqipëria vetëm në 4 vitet e fundit , në 5 të rinj, 4 duan të
largohen;
Kundër varfërisë dhe rritjes së kostos së jetesës për çdo familje shqiptare;
Një qeverie që i ka hequr dinjitetin njerëzor 60 përqind të Shqiptarëve që
duhet të jetojnë me 500 lekë në ditë për familje;
Kundër arbitraritetit të një shteti etatist që e sheh sipërrmarjen dhe biznesin
e vogël si kulak e jo motorrin e ekonomisë;
Kundër një qeverie që ka 44 strategji kombëtare dhe asnjë prioritet për një
ekonomi që orientohet drejt prodhimit;
Kundër arrogancës së një qeverie që nuk është aty për të shërbyer, por që
shtetin ligjor e ka zëvendësuar me pushtetin e një njeriu;
Arrogancës, që mundin dhe taksat e Shqiptarëve i çon në duart e 5 oligarkeve;
Një mazhorance që është aty me vota të vjedhura e të trafikuara, e që është
qartesisht në ilegjimitet të plotë;
Kundër një qeverie që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe kriminalizoi ekonominë
shqiptare;
Një qeverie që nuk i mundëson studentëve të kenë mundësi shkollimi dhe akses të
barabartë në dije, aq të nevojshme për kapitalin njerëzor;
Një qeverie që nga shëndetësi falas u ofroj Shqiptarëve mungesën e shërbimeve
më bazike në shërbimin shëndetsor, duke i lëne në mëshirë të fatit;
Boll më me Shqipërinë, demokraci jo funksionale e në mungesë të shtetit ligjor;
Ne jemi pjesë e Europës dhe e duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Nesër të protestojmë si qytetarë me dinjitet, sepse vetëm një qytetar me
dinjitet është një qytetar që reagon dhe kërkon llogari;
Nesër është dita që qytetarët të kërkojnë llogari!”