Analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se mund të hynin në “gjynah” nëse do të thonin se armën që pretendohet se u gjet pas vrasjes së 25-vjeçarit Kloduan Rasha mund ta kishin fshehur kolegët për të lehtësuar pozitat e policit në kushte të vështira psikologjike.
Nazarko tha se në këtë shoqëri është bërë më e vështirë që të fabrikohen provat.
“Mund të thuhet ose ajo armë mund të jetë i të ndjerit, ose e ndonjërit që ka dashur që të ndihmojë policin. Por jemi në fushën e spekulimeve. Unë jam me avokatin. Një gazetari të vjetër as i lejohet që të tejkalojë anën profesionale. Brenda kësaj ngjarje mund të ketë një tërësi faktorësh që rëndojnë. Nëse do të bësh një lidhje se si u gjet aty një pistoletë, në një pellg me ujë. Sapo pash një film amerikan që i hidhnin armët në det. Por kjo është që t’i hysh tjetrit në gjynah. Ka dy variante të lidhura me ngjarjen. Një pjesë krimeve të ’97 ishte produkt i disa të rinjve, dhe thonin; “shef ta vras unë?!”. Në këtë pikë do hyje në gjynah nëse do thoje se; “e kanë fshehur ata për të lehtësuar pozitat e një polici në tronditje psikike”. Nëse është kështu, ata që e kanë bërë s’kanë fituar gjë. Në Shqipëri, nëse shoqëria fokusohet diku, është e tmerrshme që të fabrikosh prova. Tani shoqëria jonë është e emancipuar dhe është me zarar për palët nëse bëhen truke të tilla.”, tha Nazarko për News 24.