Policia ka nisur kërkimet për Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Ky i fundit nuk është gjendur në banesë, ndërkohë që dyshimet janë se është larguar nga Shqipëria, shkruan panorama.al
Policia dhe prokurorët në Krimet e Rënda sot në mëngjes kanë kryer kontrolle në banesat e gjyqtarëve të cilët morën vendimin për të lehtësuar dënimin e të burgosurit Dritan Dajti, i cili vrau 4 punonjës të policisë, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.
Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.