Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shpirti”, SPAK dërgon për gjykim 9 të arrestuarit e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

22:31 / September 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shpirti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin e parë me 9 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, të arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti” ndërkohë që vijojnë hetimet për 28 persona të tjetër të dyshuar si pjesë e rrjetit.

Mbyllja e hetimeve vjen pak ditë pasi prokurorët e çështjes u kthyen nga shteti italian ku ndodhet një pjesë e të arrestuarve dhe madje 2 të penduarit të cilët kanë pranuar bashkëpunimin me policinë.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të hetimeve të përbashkëta me shtetin italian ku sipas Prokurorisë janë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali në një sasi prej 6 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, marijuanë, kokainë të cilat kapin vlerën e  mbi 55 milionë euro për një sasi totale rreth 14 milionë dozash.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi në një vlerë rreth 5 milionë euro.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për 28 persona të tjerë të arrestuar si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Ndaj 9 të pandehurve rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, trafikimi i narkotikëve, pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave kriminale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. 

9 arrestuar gjykim shpirti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.