Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpresë për Shqipërinë? BE harton planin 2030, prezantohet projekti për heqjen e veto-s

17:24 / September 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë Brukseli ka një udhërrëfyes të qartë sesi do të sillet me Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate për t’u anëtarësuar në BE.

Një raport që ka nisur që të hartohet që nga muaji Janar nga një grup ekspertësh franko-gjerman  sugjeron vitin 2030 si afat për zgjerimin. Teksti i propozimeve titullohet “Një lundrim në det të hapur” ka nënvizuar sfidën për integrimin e mundshëm të rreth dhjetë vendeve në BE.

Autorët e raportit kanë argumentuar faktin se Komisioni i ardhshëm Evropian duhet që të angazhohet dhe të bjerë dakord se si ta bëjë zgjerimin e BE-së gati deri atëherë. Ky plan që ju paraqit në Bruksel ministrave të çështjeve evropiane parashikon heqjen e vendimeve me unanimitet, vendosjen e shumicës se kualifikuar dhe anëtarësimin gradual BE-ja mund t’u ofrojë vendeve kandidate një zgjerim gradual ku shtetet kandidate mund të marrin pjesë në politika të caktuara përpara anëtarësimit të tyre zyrtar.

“Ky ende nuk është një propozim zyrtar i qeverive tona, por një raport i një grupi ekspertësh të pavarur franko-gjerman që na ofrojnë disa opsione për zgjerimin e BE-së. Ky material voluminoz na udhëzon që të bëjmë një plan reformash në BE përpara zgjerimit të plotë me këto shtete. Ne dhe Gjermania kemi besim se reforma e pjesshme institucionale e BE-së do të jetë e mundur brenda këtij viti.”

Unanimiteti ka penguar për vite me radhë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të penguara nga shtete si Franca, Danimarka e Greqia që kanë kërcënuar për të përdorur të drejtën e vetos. 

Në nivelin institucional të BE-së, ekspertët këshillojnë ruajtjen e tavanit aktual të numrit të eurodeputetëve, në 751, gjë që do të kërkonte një llogaritje të re kombëtare për eurodeputetët që do të vijnë nga shtete si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe shtete të tjera kandidate. Sipas raportit, duhet të ketë gjithashtu një numër më të vogël të komisionerëve evropianë ku çdo shtet aktualisht ka një anëtar.

Grupi i ekspertëve parashikon një rritje të buxhetit të BE-së, veçanërisht nëpërmjet burimeve të veta, pasi pritet që të krijohen fonde të reja të nevojshme në rrethana krize.

Një kapitull i rëndësishëm ka të bëjë me metodën e reformave, duke ngritur pyetjen se deri në çfarë mase dhe në çfarë kushtesh. Udhëheqësit e BE pritet të diskutojnë zgjerimin e organizatës në një samit jozyrtar me 6 Tetor në Granada nën presidencën spanjolle të Këshillit të BE.

Pas kësaj, Komisioni Evropian pritet të publikojë raportet vjetore të zgjerimit për progresin e shteteve kandidate. Mbi këtë bazë, liderët e BE-së pritet të vendosin në dhjetor nëse do të hapin apo jo negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe shtetet ballkanike.

projekti Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.