Deputetja Elena Duka Xhina ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme në qendër të Elbasanit të avokatit Ravik Gura. Deputetja duket se e njeh mirë avokatin e vrarë dhe i kushton atij një mesazh prekës.
“U prefsh në paqe Ravik që aq shumë e doje jetën…shpresoj që të kesh qenë duke qeshur në çastet e fundit ashtu siç ti dije të qëndroje gjithmonë….”, shkroi deputetja.