Është shpronësuar godina e Sarajeve. Shpronësimi ka ardhur vetëm pak ditë pas vendosjes së zjarrit në këtë godinë historike të kryeqytetit.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.
KËRKESË
Nr.33/5, datë 19.8.2021
PËR SHPRONËSIM PUBLIK
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti ështëBashkia Tiranë.
Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen,sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të tëdrejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore,Tirana Veri,me shkresën nr. 2482/5 prot.., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur .
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) leke.