Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Shqetësim në Britani, shtohet numri i studentëve që prostituojnë

19:28 / December 27, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prosti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Britani një fenomen mjaft shqetësues nuk po merr vëmendjen që i takon. Numri i studentëve që shesin trupin në këmbim të parave është rritur së tepërmi, por autoritetet britanike janë indiferente. Gazeta britanike “The Indipendet” shkruan se gjithmonë e më shumë studentë e studente i janë kthyer prostitucionit për të përballuar shpenzimet e larta të studimeve. Pavarësisht rritjes së shpejtë të numrit të vajzave dhe djemve që shesin trupin e tyre, administratat e universiteteve nuk kanë bërë asgjë për të trajtuar këtë fenomen, madje e kanë injoruar atë.

Studentët dhe ekspertët fajësojnë institucionet më të mëdha akademike të vendit për neglizhencë. Rritja e kostove të jetesës dhe tarifat e shkollimit, shto këtu edhe teknologjinë online që lehtëson kontaktet mes personave janë dy nga arsyet kryesore për rritjen e këtij fenomeni ndër studentë.

Sipas përfaqësuesve të organizatës English Collective of Prostitutes, grup që mbështet dekriminalizimin e prostitucionit, numri i grave të reja që komunikon çdo ditë me organizatën është rritur ndjeshëm.

“Shumica e vajzave kthehen në prostitucion për të mbuluar nevojat e thjeshta ditore, siç janë emailet dhe faturat. Shumë prej tyre janë edhe të rinjtë që nuk kanë para të mjaftueshme për tarifat e tyre të shkollimit”, shpjegon Laura Watson.

Një shembull tipik është një vajzë 18-vjeçare, e cila në kushte anonimiteti zbulon për gazetën se u bë prostitutë për shkak se kredia studentore nuk ishte e mjaftueshme për të mbuluar qiranë.

E reja tani 22 vjeç, vazhdon të shesë trupin e saj nëpërmjet internetit, pasi – siç thotë ajo – nuk ka zgjedhje tjetër.

Ajo planifikon të bëjë studime pasuniversitare dhe doktoraturë, që do të thotë se do të vazhdojë ta ndjekë këtë profesion për vitet që do të vijë.

“Dua të mësoj dhe gjithmonë kam dashur të studioj. Sipas mendimit tim, vetëm duke siguruar shkollim të mjaftueshme do të jem në gjendje t’i shpëtoj prostitucionit.

Kjo është mënyra e vetme për të pasur sukses në jetën e atyre që nuk kanë lindur me shumë para”.

britani prostitucion shpenzime studente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Apartamenti me qira tek’ Vollga’ i përshtatur për prostitucion/ Durrës, procedohen dy braziliane e dy shqiptar

08:52 / January 29, 2026

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

21:20 / January 9, 2026

Britani/ Shqiptari vodhi me të dashurën e tij mallra luksi me vlerë 1 milion sterlina

21:00 / January 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.