Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqetësimi për ndërhyrje në TIMS, Klosi: Ku është dokumenti që e vërteton?

22:21 / December 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në lidhjen direkte me “Opinion”, Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se grupi i Partisë Demokratike është i copëtuar dhe nuk ka një grup parlamentar për të cilin mazhoranca mund të pranojë ngritjen e komisioneve hetimore.

I pyetur nga Ylli Rakipllari pse mazhoranca nuk diskuton me opozitën, Klosi shpjegoi rënien e 8 komisioneve, 5 prej të cilëve me vendim parlamentar ndërsa 3 të tjera nuk u morën parasysh. Një ndër shembujt konkretë që u përmend nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte rasti i shqetësimit të ambasadës së SHBA-së për ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS.
Për këtë Klosi u shpreh se nuk ka një dokument që e vërteton.

Ylli Rakipllari: A jeni të gatshëm të rinegocioni?

Blendi Klosi: Te pyetja e parë thatë ka një komision hetimor për…

Gazment Bardhi: TIMS-in. Pse nuk e ngrini ju për shembull? A është çështje konkrete kjo?

Blendi Klosi: Po dakord, është çështje konkrete por ku është çështja konkrete? 

Gazment Bardhi: Ka një shqetësim dhe një denoncim.

Blendi Klosi: Ju keni dalë, ti dhe disa kolegë…

Gazment Bardhi: Nuk kemi dalë ne mo, ka dalë ambasada e SHBA se the thashetheme. Ka dalë ambasada e SHBA-ve për të na thënë është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS.

Blendi Fevziu: TIMS-i është?

Blendi Klosi: Kush është dokumenti që e vërteton që këtu ka një problem?

Gazment Bardhi: Po të kemi dokumentin s’kemi nevojë të hetojmë. Komisionet hetimore prandaj ngrihen, që të marrësh dokumentin.

Blendi Klosi: Prandaj pra ky është gabimi.

Blendi Fevziu: Nga të gjitha komisionet hetimore që mbaj mend unë, nga shkrime gazetash janë ngritur. E ka ngritur amabasada e SHBA-së, ka thënë shumë e shqetësuar.

Blendi Klosi: Për çfarë, konkretisht?

Blendi Fevziu: Ka futur duart në TIMS.

Blendi Klosi: Kush? Ta them edhe këtë tjetrën, kemi thënë për komisionin për investitorët strategjikë. Hajde e marrim dhe kush ka marrë investitorë strategjikë t’i bëjmë copë.

Gazment Bardhi: Të dhimbset Pëllumb Gjoka ty?

Blendi Klosi: Heto rastin këtë thotë kushtetuta dhe ligji. Merr një rast për të shqyrtuar, një çështje të veçantë. Hajde e marrim tani të gjithë investitorët strategjikë dhe po doli gjë mirë, po s’doli t’i bëjmë copë të gjithë investitorët strategjikë.

blendi klosi Gazmend Bardhi TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.