Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shqipëri-Angli në “Air Albania”, udhëzime me rëndësi për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF

15:32 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiperi Angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëri-Angli do të luhet në ”Air Albania” të dielën e 16 nëntorit, ndaj dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve. FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme:

Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët

Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe tribunën përkatëse sipas biletës që kanë blerë.

Koshat plastike dhe kontrollet fizike

Në pikat e hyrjes së stadiumit do të vendosen kosha plastike për grumbullimin e sendeve të ndaluara, të cilat mund të zbulohen gjatë kontrolleve fizike nga strukturat e sigurisë. Gjithashtu, grumbullimi i monedhave dhe sendeve të tjera të vogla do të bëhet nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

Rregullat e hyrjes në stadium

Të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën përkatëse për hyrjen në stadium. Nuk do të lejohet futja e fëmijëve pa biletë, pavarësisht moshës, në mënyrë që të shmanget mbipopullimi dhe bllokimi i shkallëve gjatë ndeshjes. Gjithashtu, tifozët paralajmërohen se biletat e dublikuara ose të falsifikuara nuk do të njihen nga sistemi elektronik i stadiumit, dhe poseduesit e tyre nuk do të lejohen të hyjnë.

Portat e stadiumit do të hapen tre orë përpara fillimit të ndeshjes, ndaj FSHF dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje tifozëve të mbërrijnë në kohë, të ndjekin udhëzimet e rendit dhe të drejtohen drejt tribunës së përcaktuar në biletën e tyre. Federata e Futbollit falënderon tifozët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, me qëllim që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë sportive, të sigurt dhe korrekte për të gjithë.

air albania angli Policia Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lajm i keq për Hysajn, Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares

21:49 / December 4, 2025

113 vjet Forcat e Armatosura, Rama: Gëzuar Shqipëri

11:27 / December 4, 2025

Botërori 2026/ Me Xhakën si imazh kryesor, Zvicra prezanton fanellat

19:27 / December 3, 2025

Gabim nga VAR, Juventusit iu anulua goli i rregullt kundër Udineses

16:11 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.