FSHF ka publikuar ditën e sotme çmimet për ndeshjen e radhës së Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi do të presë më datë 10 shtator në orën 20:45 në stadiumin e Elbasanit, Islandën. Takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2020.
Sakaq, bileta më e shtrenjtë është ajo në tribunën VIP e cila kushton 12.000 lekë, ndërsa më pas në sektorët e tjerë të impiantit variojnë, teksa bileta më e lirë është 500 lekë. Ndërkohë para sfidës me Islandën, Shqipëria do të udhëtojë në Francë për ndeshjen në transfertë me kampionët e Botës. Sfidat e shtatorit do të përcaktojnë shumë për ecurinë e kuqezinjve në këtë fushatë eliminatore, teksa deri më këto momente skuadra e Edi Reja renditet në vendin e katërt, tre pikë larg ekipeve kryesuese.