Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria bën lojën, Suedia golin! Kombëtarja disfatë 1-0 në Stockholm, dy humbje në tre ditë

21:11 / March 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1234567
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

FT/ Suedi 1-0 Shqipëri (Nilsson 62′)

Kombëtarja e futbollit harron të shënojë dhe të fitojë. Kuqezinjtë e Sylvinhos humbën 1-0 kundër Suedisë në Stockholm, teksa kjo është disfata e dytë në tre ditë pas asaj me Kilin. Kuqezinjtë “futën ujë” në prapavijë duke pësuar katër gola në pak ditë, duke mos shënuar asnjë.

Miqësore, “Friends Arena”, Stockholm

Arbitër: Marcel Birsan (Rumani)

Komenti minutë pas minute:

90+5′ Mbyllet 1-0 ndeshja miqësore.

90′ Pesë minuta shtesë.

82′ Muçolli dhe Muçi në fushë, dalin Asani dhe Ramadani.

77′ Bajrami i bën vend Hoxhës, Broja hapësirë për Cikalleshin.

72′ Qazim Laçi i bën vend Keidi Bares.

67′ Qazim Laçi provon nga jashtë zone, topi del jashtë.

62′ Suedi 1-0 Shqipëri. Vendasit kalojnë në avantazh me Nilsson. Lojtari vendas përfiton nga vendosja jo e mirë e Mihaj.

55′ Jasir Asani s’e kalibron si duhet të majtën, sfera del jashtë.

49′ Isak i rrezikshëm, goditja nga jashtë zone shkon jashtë.

46′ Nis pa zëvendësime pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë. Suedia kontrollon 52 përqind topin, kundrejt 48 të tanëve.

45′ Dy minuta shtesë.

41′ Strakosha i thotë “jo” Isak dhe Olsson në pak sekonda.

24′ Laçi ka shansin e artë, nuk shënon mesfushori.

23′ Armando Broja shënon në portën e Suedisë, gjithçka anulohet për pozicion jashtë loje.

21′ Nedim Bajrami gjuan nga goditja e dënimit, devijon në këndore Olsen.

19′ Forsberg godet shtyllën, Strakosha me fat.

12′ Armando Broja hyn në zonë dhe rrëzohet nga kundërshtari, arbitri rumun vijon lojën. Nuk ka penallti. Tanët pretenduan për faull në zonë.

9′ Isak provon goditjen e parë të ndeshjes nga jashtë zone, ndal Strakosha në pozicion.

1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

Formacionet zyrtare:

Suedia (4-2-3-1): Olsen; Krafth, Staflelt, Lindelof, Augustinsoon; S. Olsson, Sam. Gustafson; Kulusevski, Forsberg, Isak; Nilsson Trajner: Jon Dahl Tomasson

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Mitaj, Mihaj, Gjimshiti, Balliu; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani; Broja Trajner: Sylvinho.

humbje suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.