Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, duke komentuar situatën politike në Shqipëri, shpërtheu në akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai e quajti liderin historik të demokratëve një “kriminel të ftohtë” që për interesat e tij nxjerr popullin në rrugë.
“Shqipëria është në rrezik, po nuk e nxjerr nga rreziku Berisha. Berisha është kriminel i ftohtë, të vret e s’të qan. Është shpallur non grata. Për interesat e tij dhe të familjes dhe për këtë kërkon të nxjerrë popullin në rrugë. Dhe për këtë që është më ironike do shkoj dhe Ilir Meta me Monikën krahë për krahë. Asnjë nuk është opozitar nga këta. Janë të prekur nga interesa”, tha Braho.