Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria humb ndaj Anglisë. Vendos dopieta e Kane

20:07 / November 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4050
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria e ka mbyllur me humbje fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, edhe pse kuqezinjtë e kishin arritur objektivin play off tre ditë më parë. Kuqezinjtë u ndëshkuan dy herë nga Harry Kane kundër Anglisë, pavarësisht një super paraqitjeje nga ana e djemve tanë, të cilët disa herë e bënë portën angleze të dridhej.

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, me Hysajn që provoi të gjente një supergol në minutën e 18’, por tentativa e tij përfundoi mbi kuadrat. Pas 8 minutash, mbrojtësi kuqezi u detyrua të linte fushën i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Ivan Balliu.

Anglezët provuan të gjenin golin me Boëen dhe Quansah, por Strakosha u tregua i vëmendshëm të dyja herët për ta mbajtur portën e paprekur. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë, pa asnjë gol të shënuar.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtë, me Laçin që iu afrua golit në të 47’, por nuk e devijoi topin siç duhet. Arbër Hoxha iu afrua dy herë golit pak minuta më vonë, por u ndal nga portieri Henderson.

Pas një paraqitje të mirë të kuqezinjve, gjithçka u prish pas një largimi jo të saktë të topit në minutën e 74’, Harry Kane përfitoi për ta dërguar topin drejt rrjetës.

Në minutën e 82’, Harry Kane shënoi dhe golin e dytë personal dhe të dytin për Anglinë, duke futur në kasafortë tre pikët.

Minutat e fundit Shqipëria u detyrua t’i luante me 10 lojtarë, pas dëmtimit të rëndë të Armando Brojës, i cili nuk kishte shumë minuta që ishte në fushë dhe e la atë mes lotësh.

Kështu Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti i së enjtes për fazën play off.

angli tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.