Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria me 6 rajone turistike, Kumbaro shpall strategjinë e re

13:30 / October 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9179
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bumi turistik që përjetoi Shqipëria edhe gjatë këtij viti nxit nevojën për një menaxhim të ri të kësaj industrie.

Duke bërë bilancet e turizmit për këtë nëntëmujor, ministrja Kumbaro njoftoi ndarjen e Shqipërisë në 6 rajone turistike dhe një strategji që do të shtyjë më tej provovimin e destinacioneve tona.

“Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe Ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik. Dokumenti do të hidhet për konsultim publik në javën e ardhshme. Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030 projekton gjithashtu krijimin, përmirësimin dhe konsolidimin e produkteve turistike duke e ndarë vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm”, tha Kumbaro.

Pjesë e strategjisë së hartuar nga Ministria e Turizmit do të jetë edhe menaxhimi i ri që do t’u bëhet hapësirave publike për plazh dhe shezlongëve.

“Puna ka filluar edhe për vitin tjetër. Kemi nisur projektin e sistemimit, të ridimensionimit të hapësirave publike, të jenë më së shumti të lira dhe të bukura. Pa ndarje, pa pushtim çadrash dhe shelzongësh, që bëjnë vetëm biznes shezlognësh. Javën tjetër do të miratojmë në qeveri rregulloren e menaxhimit të plazheve. Modeli i ri do të bazohet në parimin që shezlognët nuk mund të jenë parësor për biznesin, por duhen trajtuar si aksesor shtesë për hotelet, që do të kenë të drejtën për këtë. Në çdo 1 km plazh do të kemi minimumi 300 metër plazh publik. Do të jetë një sfidë e madhe për tu angazhuar në administrimin e plazheve të lira, në pastriminn e bregdetit”, tha Kumbaro.

Zhvillimi turistik, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, mbështetet në shifra.

“Në Nënë Tereza janë përpunuar 8 milionë e 200 pasagjerë, 53% më shumë se viti 2023, vetëm për janar-shtator. Kemi pasur një rritje ekspansionale. Në të njëjtën periudhë janë përpunuar 53 mijë avionë, 44.5% më shumë avionë krahasuar me vitin 2023. Parashikimet që kemi bërë për nr e pasagjerëve janë 10.4 mln pasagjerë. Por duke parë se çfrë ka ndodhur në 9 mujorin e parë, kjo shifër mund të tejkalohet, parashikojmë që ky vit të mbyllet me 69 mijë fluturime, që janë shpërndarë në mënyrë të barabartë. Thumanë Kashar- deri në shtator kanë kaluar 2 mln e 700 mijë automjete. Shifër rekord edhe për atustradat e  tjera të rajonit. Nga tuneli i Llogarasë kanë kaluar 715 mijë automjete. Këto janë shifra të pakontestueshme, janë përgjija e vetme për të gjithë ata që bazhdojnë baltosin industrinë e turizmit”, tha Balluku.

Ministri Blendi Gonxhja nga ana tjetër nënvizoi nevojën për përmirësimin e shërbimit për turistët.

“Duhet të vendosim standarde të larta shërbimi. Studentët duhet të regjistrohen në shkolla profesionale, ku gjithnjë e më shumë po shtohet interesi për sektorin turistik. Ta kthejmë Shqipërinë në një destianciopn turistik ku çdo shquiptar dëshiron të punojë dhe jetojë këtu”, tha Gonxhja.

Brenda vitit tjetër, Ministria e Turizmit synon të krijojë një regjistër elektronik me të dhënat për çdo vizitor që futet në Shqipëri, me qëllim formalizimin e mëtejshëm të sektorit.

Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.