Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria me kosto 10 herë më të ulët të punës në krahasim me mesataren e BE

08:58 / April 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fasoneri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kompanie në Shqipëri, një orë pune i kushton mesatarisht 2.5 euro, sipas INSTAT. Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, kostoja e punës në Shqipëri kushton 10 herë më pak, sipas Eurostat.

Kosto e lirë e fuqisë punëtore vijon të jetë avantazhi kryesor konkurrues i Shqipërisë, që ka tërhequr që pas viteve ’90 industritë fason (që punojnë me material porositësi), kryesisht në tekstile e këpucë dhe së fundmi edhe në industrinë mbështetëse të prodhimit të pjesëve elektrike të automjeteve.

Pas Shqipërisë, në vendet e BE-së vendet me koston më të lirë për një orë punë janë Bullgaria, ku në 2018-n, sipas Eurostat një orë pune kushtonte 5.4 euro, ndërsa në Rumani rreth 6.9 euro.

Në të gjithë ekonominë e Bashkimit Europian duke përjashtuar bujqësinë dhe administratën publike, kostot mesatare të punës ishin 27.4 euro, me një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me një vit më parë. Në vendet ku përdoret monedha euro, kostot mesatare për orë pune ishin më të lartë. Në 2018-n ato u përllogariten rreth 30.6 euro.

Për 2018-n vendet me koston më të lartë të punës ishin Norvegjia me 50 euro për orë, Danimarka me 43.5, Islanda me 42.5, Luksemburgu me 40.6.

Kosto mesatare për orë të punës në Francë në 2018-n u përllogarit 35.8 euro, mbi mesataren e Bashkimit europian, por jo ndër vendet me kostot më të larta. Megjithatë në Francë, kostot që nuk lidhen me pagën e punonjësit zënë peshën më të lartë në strukturën e kostove të punës në atë vend. Sipas tabelës së Eurostat kostot që nuk kanë lidhje me pagën zënë rreth 32.6% të totali të strukturës së kostove të punës.

Me pas renditen Suedia, Lituania dhe Italia, ku kostot e tjera përjashtuar pagën zënë përkatësisht 32.3%, 29.2% dhe 28.4%.

Kostot e punës në orë janë rritur më shumë në Rumani, më pak në Maltë

Në vitin 2018, krahasuar me vitin paraprak, kostot e punës për orë në të gjithë ekonominë shprehur u rritën me 2.7% në BE dhe me 2.2% në eurozonë. Në Zonën Euro, rritjet më të mëdha u regjistruan në Letoni (+ 12.9%), Lituani (+ 10.4%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja + 6.8%). Kostot e punës në orë janë rritur më pak në Maltë (+ 0.4%), në Finlandë (+ 1.2%), Spanjë (+ 1.3%) dhe Portugali (+ 1.4%)./ Monitor

kosto e punes per ore

kosto mesataren e BE punes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.