Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Politico.eu analizon ministren ”Diella” të krijuar nga Inteligjenca Artificiale: Eksperiment apo zgjidhje reale?

17:46 / September 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diella
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Shqipëria emëron të parën ministre të krijuar nga Inteligjena Artificiale në botë”, shkruan media evropaine ”Politico.eu”, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të bërë “Diellën” anëtaren e parë virtuale të qeverisë.

Sipas qeverisë “Diella” nuk do të qëndrojë në zyra, nuk do të firmosë me stilolaps, por do të funksionojë në platformën e-Albania, ku çdo tender publik do të analizohet nga ajo në mënyrë automatike, transparente dhe pa paragjykime njerëzore. Ajo do të vlerësojë ofertat, do të identifikojë potencialet e mashtrimeve dhe do të rekomandojë fituesit e tenderëve bazuar vetëm në kriteret ligjore dhe ekonomike.

Rama e përshkroi atë si “shërbëtore të prokurimeve publike”, duke theksuar se vendimet do të jenë 100 për qind të lexueshme dhe të pandikuara nga korrupsioni. Përveç menaxhimit të tenderëve, Diella do të ketë të drejtën të rekrutojë talente nga e gjithë bota, duke sjellë ekspertizë të jashtme dhe duke thyer burokracitë e ngurta që shpesh pengojnë eficiencën e administratës. Ajo synon të krijojë një sistem të besueshëm, transparent dhe të shpejtë, ku çdo lek i shpenzuar nga buxheti publik është i ndjekshëm dhe i garantuar.

Ndërsa Diella merr rolin e ministres së parë artificiale, pyetja mbetet: sa e pavarur mund të jetë vërtet një inteligjencë artificiale që varet nga sistemet ekzistuese dhe burokracitë e shtetit? A mund të shmangë gabimet, paragjykimet dhe ndikimet politike, apo do të mbetet një “simbol” futuristik, më shumë për sy e faqe sesa një mjet real për ndryshim? Në fund të ditës, ajo mbetet në varësi të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Koha do të tregojë nëse ministrja virtuale do të jetë një hap drejt transparencës, apo thjesht një eksperiment i bukur, por pa ndonjë ndikim thelbësor në administratën shqiptare.

diella inteligjenca artificiale Ministrja Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.