Edhe pse Shqipëria është në izolim thuajse total për shkak të Koronavirusit dhe janë anuluar të gjitha garat sportive, disa prej futbollistëve të Tiranës, nuk i janë bindur këtyre urdhrave të qeverisë dhe FSHF-së, duke thyer rregullar, që parandalojnë përhapjen e Koronavirusit, teksa së fundmi kanë zbritur në fushën e blertë të “Selman Stërmasit”, duke kryer stërvitje, si në ditët normale.
Në stërvitje ka qenë edhe një përgatitësi atletik, raporton Top Channel. Gazeta mëson se nuk bëhet fjalë për përgatitësin atletik të klubit Kosta Jani, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm. Një situatë kjo e paprecedentë, ndërkohë që futbollistët rrezikojnë edhe të gjobiten.