Sipas të dhënave rezulton se në mes të marsit 2022, niveli i Fierzës ka rënë në 261.1 metër mbi nivelin e detit ose më i ulëti i regjistruar që prej vitit 2002.
Thatësia duket se nuk po e ndihmon krizën e energjisë elektrike në vendin tonë. Rezerva energjitike në vendin tonë ka arritur në nivelet më të ulëta historike duke parashtuar një të ardhme të zymtë. Sipas të dhënave rezulton se në mes të marsit 2022, niveli i Fierzës ka rënë në 261.1 metër mbi nivelin e detit ose më i ulëti i regjistruar që prej vitit 2002.
Në bazë të rregullores që menaxhohen hidrocentralet, parashikohet që Fierza duhet të ketë për periudhën tetor – mars kuotën 289- 290 metra, ndërkohë që me mungesën e shirave pritet që niveli të tjerë edhe më.
Për të mbuluar mungesën, nga 1 janari deri më 14 mars, Korporata Elektro-energjitike Shqiptare ka importuar 89,1 milionë euro energji elektrike me çmimin 237,2 euro megavatorë në muajin janar, ndërsa në muajin mars, çmimi ka shkuar në 222,7 euro. Deri më tani masa për kursim janë marrë për institucionet shtetërore dhe akset rrugore, por ende nuk ka kufizime për qytetarët.