Krerët më të lartë të Shtetit shkelin protokollin. Bajram Begaj, Edi Rama dhe Lindita Nikolla i vunë çelësit zyrës duke udhëtuar jashtë Shqipërisë njëkohësisht duke e lënë vendin pa drejtues.
“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”, protokolli i shtetit.
Bajram Begaj dhe Edi Rama morën rrugën për në Amerikë ku do të jenë pjesë e takimeve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një aktivitet i cili në publik është njoftuar më shumë se dy muaj më parë. Kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla është në Gjermani ku po takohet me homologen e landit të Bremenit, Antje Grotheer.