Rey Manaj i shënoi gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë kuqezi anembanë botës, të cilët janë të mbërthyer para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi. Shqipëria po luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.
FORMACIONET ZYRTARE
SERBIA: Petroviç, Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Dragan Stojkoviç
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Uzuni.
Trajner: Silvinjo
Minutë pas minute:
45- Gol Shqipëria. Manaj realizon nga brendësia e zonës, e djathta vrasësese.
41- Mundësi e mirë për Asllanin.
29- Serbia pranë golit, Vlahovic gabon me një penallti në lëvizje. Asist perfekt i Kostic, por sulmuesi nuk finalizon si duhet.
25- Vlahovic nga distanca, pa rezultat.
22- Te Serbia duhet të ndihen me fat, për pak sa nuk shkaktuan autogol. Devijimi i Mitrovic pritet nga portieri.
12- Provon Shqipëria, krosim i Hysaj për Manaj, topi shkon mbi portë.
9- Serbia në sulm. Qëndron e vendosur mirë prapavija kuqezi.
1- Nis ndeshja.
