Një kthesë të papritur ka marrë organizimi i ndeshjeve miqësore të Kombëtares shqiptare për muajin mars.
Ekipi i Silvinjos do të luajë kundër Suedisë më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, me takimin që është bërë zyrtar nga FSHF-ja. Gjithashtu, kuqezinjtë janë shumë pranë finalizimit të detajeve të fundit për miqësoren e dytë në mars, që do të jetë ndaj Kilit. Takimi do të zhvillohet në Itali, teksa pritet që të vendoset data edhe qyteti i ndeshjes, detaje të cilat janë duke u diskutuar mes dy federatave, teksa bisedimet i konfirmon presidenti i federatës kiliane.