Kombëtarja U-21 do të luajë të Premten miqësoren ndaj Greqisë. Kuqezinjtë, nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi kanë mbyllur përgatitjet dhe janë gati për këtë përballje.
Shpresat kanë nisur grumbullimin nga dita e Hënë, ndërsa prej të Mërkurës qëndruan në Korçë, ku zhvilluan një seancë stërvitore në stadiumin e Skënderbeut.
Pasditen e sotme lojtarët zhvilluan seancën e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, “Serres Municipal”, duke i dhënë fund përgatitjeve për këtë takim.
Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi. Takimi Greqi-Shqipëri për U-21, do të luhet nesër në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00.