Një lajm i shkëlqyer erdhi nga Parisi këtë të mërkurë. Shqipëria u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.
“Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe” njoftoi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ai thekson se roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.
“Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer”, njoftoi ministri Igli Hasani.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2023/11/bord-1024x623.jpg)