Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shqiponjat” arrestojnë 3 të rinj në Shkodër, u sekuestrohet kokainë, armë zjarri e municion luftarak

10:39 / December 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arrestimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin “Buna”, duke arrestuar tre persona dhe sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë e kanabis.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” të rinjtë Melson Shaqiri, Eraldo Muça dhe Ervin Vukatana.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna”.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municon luftarak dhe lëndë narkotike kokainë e kanabis.

Vihen në pranga tre shtetas që posedonin armët e zjarrit dhe lëndën narkotike, si dhe një tjetër procedohet në gjëndje të lirë.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri, si dhe për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe i lëndëve narkotike.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër;

– E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër;

– E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi: B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër.

Në vendin e quajtur “Ura e Vjetër” e Bunës, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fzik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe i municionit”.

arme
droge

kokaine Sekuestrohen Shqiponjat tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.