Policia greke është ngritur në këmbë për kapjen e dy shtetasve shqiptarë. Ata janë identifikuar si autorë të plagosjes së 3 shtetasve greke dje në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës.
Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët nga zbritur nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar më fjalë me tre të rinj nga Kreta, të cilit kishin ardhur në Athinë për një “Bachelor Party” në një lokal në rrugën “Iakxou”. Pasi debatojnë me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij të fundit godet me grusht shoferin e fuoristradës dhe kështu ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve.
Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë. Sipas mediave greke, dy shqiptarët e shpallur në kërkim janë pjesëtarë të grupit “Lions”, të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami, nga Delvina në 21 shkurt 2023.