Protestat janë një ndër zgjidhjet që Rudina Hajdari anëtare e Këshillit Kombëtar të PD shikon si zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen sot shqiptarët.
Në një intervistë për Ora News, Hajdari u shpreh se:
“Opozita është në ecje e sipër. Pati një goditje të lidershipit, tani po mbledh forcat për të vijuar rrugën. Mungesa e lidershipit pati pasojat e veta. Ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri nuk ka masa për të lehtësuar barrën. Ato që janë dhënë deri më sot janë qesharake. Unë parashikoj një dimër të vështirë për shqiptarët. Opozita të kthehet për një mburojë për qytetarët. Duhet ti ftojmë në shesh. Kushdo që ka dëshirë të ndryshojë situatën të bashkohet me ne dhe patjetër që një nga alternativat është protesta. Ka një problem të thellë në qeverinë tonë që është e lidhur me korrupsionin. Protestat kanë efektet e tyre jo protestat e Bashës që i linte në gjysmë. Të mos ketë pazare. Të sigurohemi që ai që të na përfaqësojë të mos na shesë rrugës.”