Shqiptarët ku që janë, po festojnë festat kombëtare. Qindra prej tyre kanë dalë në qendër të Londrës të festojnë ditën e Pavarësisë mbrëmjen e 28 nëntorit.
Rrugët rreth Westministër kanë qenë të bllokuara nga turma njerëzish të cilët valëvisnin flamurin shqiptar dhe ndiznin fishekzjarre. Gjithashtu me makina, Audi Mercedes dhe makina sportive kanë hipur nëpër trotuare ndërsa i binin borive dhe festonin duke valëvitur flamurin kuq e zi.
Tubimi ka shkaktuar trafik dhe bllokim të rrugëve. Përmes postimeve në X policia londineze tha se kishte konstatuar shkelje gjatë tubimit. “Oficerët kanë ndaluar disa autokolona automjetesh që kanë lëvizur në Londrën qendrore”,-shkruan policia në rrjetin social X.