Kurrë nuk është kuptuar “urrejtja” që kanë mediat prestigjoze në Londër ndaj shqiptarëve. Lajmet ku përmendet shqiptarë, lidhen vetëm me trafikantë, emigrantë, drogë, gjithçka të jashtëligjshme.
“The Guardian” ka publikuar një analizë për rritjen e kërkesave për azil nga shqiptarët. Në artikullin me titull “Rritja e azilkërkuesve shqiptarë mund të jetë për shkak të bandave kriminale”, nënvizohet se shqiptarët kontrollojnë tregtinë e drogës në Mbretëri të Bashkuar.
“Të dhënat zyrtare të publikuara të enjten kanë konfirmuar dyshimet se shqiptarët janë tashmë një grup kombëtar i spikatur mes azilkërkuesve që udhëtojnë përtej Kanalit Anglez. Aktiviteti i bandave shqiptare po ngre listën e prioriteteve të shërbimeve të sigurisë për shkak të rritjes së të ardhurve nga shteti ballkanik. Policia thotë se ka një rritje të tregut të kokainës në Londër dhe në juglindje të Anglisë. Një raport i Agjencisë Kombëtare të Krimit”, thuhet në shkrimin e medias britanike.
Po ashtu “The Guardian”, nënvizon edhe se ka një rritje të klandestinëve. “Këtë vit, 2,165 njerëz u regjistruan si mbërritur midis janarit dhe qershorit, krahasuar me vetëm 23 të zbuluar gjatë të njëjtës periudhë në 2021. Organizatat e refugjatëve theksojnë se aktualisht më shumë se gjysma e shqiptarëve që aplikojnë për azil u jepet leje qëndrimi”.