Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryeprokurorët italianë: Shqiptarët jo më çirakë të mafies lokale, por ndërmjetësues ndërkombëtarë droge

16:57 / July 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
974600 thumb full 720 lo voi 2 ridotto
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeprokurorët italianë kanë ngritur alarmin për zgjerimin e mafias shqiptare. Kryeprokurori i Romës, Francesco Lo Voi dhe Ilaria Calò, thanë se shqiptarët nuk janë më çirakë të mafias lokale, por janë kthyer në ndërmjetësues të ndërkombëtarë droge.

“Calò shpjegoi se si mafia shqiptare ka bërë kapërcimin përfundimtar në cilësi në qytetin e përjetshëm, duke u kthyer nga një çirak i mafies vendase në ndërmjetësues ndërkombëtar droge”, raporton la Repubblica.

Ndërsa kryeprokurori Francesco Lo Voi theksoi se në hetime janë gjetur lidhje mes kriminelëve të pastër dhe kriminelëve “politikë”. Sipas tij marrëdhënia midis krimit romak dhe disa qarqeve politike po bëhet gjithnjë e më e ngushtë. Ai foli edhe për mjetet e pakta që prokuroria e Romës ka në dispozicion për të luftuar këtë fenomen.

Dy magjistratët u ndalën në pikat vendimtare të luftës kundër krimit të madh. “Prania e krimit të tipit mafioz vazhdon të ndihet në qytetin e Romës, në qendrat e zonës metropolitane dhe në provincat e tjera të Lazios me karakteristikat e mafias tradicionale, të cilat e kanë të lehtë të riinvestojnë paratë e paligjshme në aktivitetet e pastrimit të parave. Format më të ndryshme janë jo vetëm ndërtimi, por edhe hotelerie, shërbime dhe logjistike”.

Për Lo Voi është e nevojshme që ligjvënësit të vazhdojë të ofrojnë mjete për të luftuar fenomene të tilla mafioze që prekin ekonominë, demokracinë, lirinë e sipërmarrjes, menaxhimin e tregut dhe vetë marrëdhëniet shoqërore. “Në mungesë të këtyre mjeteve do ta kemi të vështirë të arrijmë rezultate të caktuara”, theksoi ai.

Albanian Italia ndërmjetësues droge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.