Qindra qytetarë po përdorin martesa false për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, por asnjë nga ata nuk është ndjekur penalisht. 365 çifte kanë përdorur martesat e rreme, që t’iu mundësojnë qytetarëve të BE-së qëndrimin në Britani.
“BBC” shkruan se shumë shtetas për të qëndruar në Britani kanë lidhur martesa të rreme. Disa individë pranojnë martesat kundrejt parave. Në martesat e rreme shpesh përfshihen edhe nga bandat e krimit të organizuar.
Që nga viti 2020 askujt nuk i është hequr leja për të qëndruar në Britani. Në skemën e martesave të rreme janë përfshirë shumë shtetas të BE-se, ndërsa lista kryesohet nga Shqipëria, ku konkretisht nga 365 martesa të rreme, në 146 janë shqiptarë të përfshirë.