Një 50-vjeçar shqiptar është bërë lajm në mediat italiane pasi ecte me shpejtësi marramendëse në autostradë. Ngjarja ka ndodhur në Genova.
Ai ishte në timonin e makinës kur kuptoi se kishte ngatërruar rrugën dhe bëri manovrim të gabuar duke rrezikuar dhe jetën.
Futet në korsinë e gabuar duke ecur në kah të kundërt të makinave. Ne fund, policia e ka ndaluar duke i bllokuar edhe patenten edhe automjetin.