Corsa di Porta Ticense në Milano u kthye në një arenë të vërtetë luftimesh ku pati gota, karrige dhe tavolina të thyera.
Ngjarja filloi menatën e së dielës ku katër persona, 2 shtetas italianë, 1 moldav dhe një shqiptar filluan të debatonin.
Më pas situata agravoi dhe të katërt personat u përleshën me shkelma e grushta si dhe me karriget e tavolinat.
Pronari i lokalit njoftoi policinë të cilët mbërritën menjëherë. Pavarësisht se të rinjtë u larguan, karabinierët arritën t’i identifikonin dhe t’i arrestonin.