Një 49-vjeçar shqiptar ka dhunuar me grushte dhe mjete të forta bashkëshorten e tij në banesën e tyre në Greqi. 40-vjeçarja ka arritur t’i shpëtojë nga duart duke dalë në rrugë e mbuluar me gjak dhe më plagë në të gjithë trupin.
Fqinjët njoftuan policinë, ndërsa pak më vonë një ambulancë e mori gruan dhe e dërgoi në spitalin e Kalkidhës.
49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para drejtësisë. Ndaj tij është ngritur akuza e “dhunës në familje” dhe “lëndimit të rëndë trupor”.