Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqiptari që i gjithë Stambolli përulet para ‘mrekullive’ të tij

23:09 / June 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mimar sinani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mimar Sinani ishte një jeniçer me origjinë shqiptare në ushtrinë e Sulejmanit për pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe më pas u bë kapiten i gardës. Kjo i mundësoi të udhëtonte jashtë në shumë fushata, në vende si Egjipti e Greqia, gjë që frymëzoi dhe zhvilloi dashurinë e tij për arkitekturën dhe inxhinierinë.

Ndonëse karrierën arkitekturore e nisi kur ishte vetëm 46 vjeç, gjenialiteti i tij u bë shumë shpejt i famshëm dhe kështu fitoi pozicionin e arkitektit të sulltanit. Karriera e tij u shtri përgjatë sundimit të tre sulltanëve, Sulejmanit dhe dy pasardhësve të tij, Selimit II dhe Muradit II.

Për nder të tyre, Sinani do të përfundonte më shumë se 300 struktura, nga xhami në pallate, banjo dhe pavijone, shumë prej të cilave konsiderohen sot si shembujt më të bukur të arkitekturës Islamike.

Sinani është më shumë i njohur për tri triumfe arkitekturore: Xhaminë e Shehzades, ndërtuar për birin e Sulejmanit, Mehmedin; Xhaminë e mrekullueshme Suleimanije në Stambollin e sotëm, dhe xhaminë elegante të Selimit II në Edirne.

Ai ishte shumë i ndikuar prej arkitekturës bizantine të Kostandinopojës, sidomos Hagia Sophia, kubeja e të cilës dominonte vijën qiellore të qytetit.

Veprat e Sinanit u bënë apogjeu i arkitekturës otomane, dhe ai përdori strukturën klasike të kubeve për xhamitë e tij, secila e ngritur në mënyrë madhështore mbi tjetrën, me minare të gjata dhe të rrethuara prej kopshteve paqësore.

Ai nisi të luajë me projektet, duke ndërtuar baza në formë piramidash, duke ndryshuar përmasat, hapur pjesën e brendshme të strukturës, dhe krijuar dritare për të lënë më shumë dritë.

arkitekt mimar sinani stamboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.