Një 45-vjeçar shqiptar është mes tre të plagosurve pas një sherri të ndodhur në një lokal në Gjermani.
Shqiptari ka marrë plagë në bark, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Dy persona janë arrestuar, ndërsa theksohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
