38-vjeçari shqiptar Alfred Dosku tentoi t’i jepte fund jetës në qendrën e mbajtjes së emigrantëve në Brook House, Angli.
Dosku ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u gjet i varur me çarçafë në dhomën e tij.
Mbesa e Doskut në një prononcim ka treguar se shkak për arrestimin e tij është bërë një iPhone 15. Ajo thotë se Alfred Dosku kishte gjetur këtë celular, por policia nëpërmjet Google Maps ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë, pasi ai nuk ka treguar se ka gjetur këtë iPhone.
“Kishte gjetur nje iphone 15 edhe e ka gjetur policia me google maps, e kanë arrestuar sepse nuk ka treguar. Ai kishte qene semure me kerthizen edhe nga dhimbjet ka dashur te beje vetevrasje. Vetem kur e ka gjetur shoku i dhomes ne moment te fundit”, tha ajo për “joq”.